Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Ludjan Zaimi, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit që e dënon atë me 30 vite burg për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, brenda ambienteve të komisariatit.
Me këtë vendim, trupa gjykuese i ka dhënë fund rrugës së ankimit për një nga ngjarjet më të rënda që ka tronditur Policinë e Shtetit në vitet e fundit.
Vendimet e mëparshme
Më 15 shtator 2023, Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor Zaimin për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, duke e dënuar me 35 vite burg.
Më pas, Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë kualifikimin juridik të veprës në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin në 30 vite heqje lirie. Ky vendim u kundërshtua nga mbrojtja, por tashmë është konfirmuar përfundimisht nga Gjykata e Lartë.
Ngjarja e rëndë brenda komisariatit
Krimi ndodhi më 23 maj 2022, rreth orës 21:30, brenda ambienteve të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak minuta para se dy efektivët e Patrullës së Përgjithshme të nisnin turnin e shërbimit.
Sipas hetimeve, Ludjan Zaimi, atëherë 25 vjeç, qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Prokuroria ka theksuar se motivi i ngjarjes lidhej me konflikte të vazhdueshme dhe tallje nga ana e viktimës, të cilat Zaimi nuk i ka përballuar dot.
Akuzat dhe provat
Ndaj ish-policit rëndojnë akuzat për:
- “Vrasje me paramendim”
- “Armëmbajtje pa leje”, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 56 fishekë
Po ashtu, policia bëri me dije se në banesën e Zaimit u sekuestruan medikamente antidepresive “Seroquel”, të përdorura për trajtimin e çrregullimeve të rënda mendore. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore nuk konstatoi mungesë të përgjegjësisë penale.
Dëshmia tronditëse e kolegut okular
Një nga kolegët që ndodhej në komisariat në momentin e ngjarjes ka dëshmuar para hetuesve:
“Isha në oborrin e komisariatit kur pashë Çaush Saliasin te shkallët duke dredhur një cigare. Në atë moment Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe më kërkoi të shtyhesha pas. I thashë pse, por ai nguli këmbë. Papritur nxori armën dhe u drejtua nga Caushi duke i thënë: ‘Tani do të sqarohemi bashkë’. Caushi u përpoq të largohej, por Zaimi e qëlloi. Edhe pasi ra në tokë, vazhdoi ta qëllonte disa herë.”
Vendim përfundimtar
Me rrëzimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, dënimi me 30 vite burg për Ludjan Zaimin mbetet përfundimtar, duke vulosur juridikisht një nga rastet më të rënda të dhunës së brendshme në radhët e Policisë së Shtetit.