Votimet 2025, Berisha ‘kërcënon’ Ramën: Hap rrugë për zgjedhje të lira se përndryshe do të përzëmë fare nga Shqipëria

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të hapë rrugë për zgjedhje të lira në Shqipëri.

BERISHA: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Mirënjohje të pakufishme për protestën tuaj të pamposhtur.
Oratorëve të fjalës së lirë në parlamentin qytetar

Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, sot para secilit prej nesh, para çdo qytetari të ndershëm shqiptar, para çdo atdhetari, patrioti që e do Shqipërinë, qëndron alternativa: të dorëzojmë ne përsëri shpresën, të ardhmen, dinjitetin, liritë, votën tek një bastard xhelatësh, te kreu i narkoshtetit dhe të ecim symbyllas për të firmosur mandatin e tij.

Të ecim symbyllas për të firmosur pushtetin e krimit, vjedhjes, rrënimit të Shqipërisë.
Për të firmosur shndërrimin e opozitës në fasadë-opozitë.
Apo do të ngrihemi me guximin tonë, me vullnetin tonë, me bashkimin tonë në një betejë të pandalshme, pa kthim, gjer në fitore.

Do ngrihemi ne për të qenë heronjtë e kohës, që ngrihemi mbi murin e krimit të Edi Ramës, mbi murin e bandave të tij, mbi murin e vjedhjeve të tij dhe i themi hap rrugë për zgjedhje të lira se përndryshe do të përzëmë fare nga Shqipëria.

Miqtë e mi, në një shtet ku qytetarët vidhen natën, ditën, në çdo kohë, në çdo stinë.
Në një shtet ku krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri për fatin e qytetarëve.
Në një shtet ku krimi dhe qeveritarët janë një dhe të pandarë, vota është e dënuar me vdekje në rast se nuk shpërthejnë revoltat.

Në rast se nuk ngrihemi në revoltë me këngët tona të lirisë sa herë shqiptarët janjë përballur me pushtues, himni i tyre ka qenë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.
Miqtë e mi, dje Edi Rama i Venezuelës arrestoi liderin e opozitës që fitoi zgjedhjet me 70 përqind.
Dje, ai e akuzoi atë për terrorizëm, kryeterroristi i Amerikës Latine akuzoi liderin që e votoi populli i Venezuelës për terrorizëm.
Po Maduro i Tiranës o miq, ka arrestuar liderin e opozitës para zgjedhjeve pikërisht që të firmosë mandatin e krimit i sigurt.
A do lejojmë ne një gjë të tillë?
A do e pranojmë ne këtë?
Jo, kurrë!

Edi Ramën do e rrëzojmë me forcën e qytetarëve, me trimërinë e qytetarëve, me guximin e qytetarëve.
Zgjedhje të lira, zgjedhje të vërteta, ndryshim pushteti.
Kjo është motoja jonë!
Ftoj qytetarët kudo që janë të ngrihen me guxim, t’i japin zemër atij që nuk ka, t’i japin shpresë atij që i mungon dhe t’i përvishemi këtij regjimi që nuk na lë të votojmë.

Këtij regjimi që kërkon të fitojë zgjedhjet me burgje politike.
Këtij regjimi që kërkon t’i emërojë opozitës kryetarin dhe e arreston pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, me mercenarë kriminelë si Altin Dumani, Millonai dhe Kraja.

Miqtë e mi, koha është e provës së madhe, e provës më të madhe në 32 vite, e provës se fitores, së shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Edi Rama ka krijuar një mburojë me drejtësinë që kontrollon.
Asnjë krim i tij nuk ndëshkohet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related