Vota e diasporës/ PS dhe PD “zhvendosin” betejën në Itali

Data

Gara politike për zgjedhjet e 11 Majit ka hyrë në sprintin e fundit. Pas nisjes së fushatës, dy partitë më të mëdha të vendit, e kanë zhvendosur fokusin jashtë vendit.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të zhvillojnë sot takime në Itali. Kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë në Milano në orën 15:00. Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha do të jetë me shqiptarët në Brescia në orën 16:00.

Kujtojmë se këtë vit votojnë edhe qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë Shqipërisë. 223 mijë emigrantë në diasporë janë regjistruar në total për zgjedhjet e 11 Majit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related