“5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës”,Blushi denoncon presionet ndaj Metës:Kontroll nga qimet e flokëve..

Data

Ilir Meta me anë të një audioregjistrimi nga burgu 313, tha se në qelinë e tij hyn efektivët e policisë teksa bën një kontroll bastisjeje. Lidhur me këtë ka reaguar, edhe Partia e Lirisë dhe sekretari i saj i përgjithshëm, Tedi Blushi.

Sipas tij, ky veprim është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, të cilin ai e akuzon si kreun e një organizate mafioze që kontrollon drejtësinë dhe përdor SPAK-un për të eliminuar kundërshtarët politikë. Blushi thekson se regjimi po tregon shenja paniku dhe se asnjë manovër nuk do ta ndalojë opozitën në misionin e saj për largimin e Ramës nga pushteti. Ai akuzon gjithashtu qeverinë për korrupsion masiv, përfshirë aferën e inceneratorëve dhe lidhjet me oligarkinë dhe krimin e organizuar.

Reagimi i Tedi Blushit:
Jam sot në këtë komunikim me ju, për të dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e rëndë banditesk, hakmarrës, fund e kryepolitik të shkeljes flagrante të Kushtetutës, të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, të kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të kreut të Organizatës, Edi Rama, nga forcat mercenare të regjimit që kanë mësyrë sot në mënyrë rrufe duke bastisur dhunshëm ambientet e qelisë Nr.5 ku Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbahet i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale dhe ku është duke vuajtur, jo dënimin, se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, por vetëm izolimin politik dhe rrëmbimin kriminal dhe të paligjshëm të 21 tetorit, nga persona të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi, pa treguar asnjë urdhër ndalimi, pa e lejuar të kontaktojë avokatin dhe që e detyruan me dhunë të hipë në një automjet privat dhe që më andej ta conin në ambientet e qelisë Nr.5 ku ndodhet ende sot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related