Vota e Diasporës, gazetari i njohur ‘ia plas në sy’ Ramës: Qeveria s’i manipulon dot emigrantët, janë më vunerabël dhe më të lirë për të zgjedhur

Data

Gazetari Klevin Muka, në një studio televizive është shprehur se emigrantët janë më të lirë për të zgjedhur dhe më të vështirë për t’u ndikuar.

Muka tha se pikërisht për këto arsye, pra për shkak se nuk i manipulon dot, qeveria ka vendosur të mos bëjë përpjekje që ata të mund të votojnë në vendin tonë.

Ai tha gjithashtu se qytetarët që ndodhen në Shqipëri, janë më lehtë të ndikueshëm nga politika.

“Janë më të vështirë për t’u menaxhuar emigrantët dhe janë më vunerabël dhe më të lirë për të zgjedhur. Nuk janë si këtu, që janë të ndikuar dhe më lehtë të ndikueshëm, më vunerabël ndaj ndikimit. Një person që është më i vështirë që të menaxhohet, nuk ja vlen që të bësh përpjekje, të paktën kështu ka menduar qeveria që tani”, tha Muka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related