Vota e Diasporës, Balliu: Zgjedhjet nuk i merr Kodi zgjedhor por bandat kri*inale

Data

Shefi për Organizim në PD, Klevis Balliu, i ftuar në një intervistë televizive, tha se të drejtën e votës qoftë në vend dhe diasporë e pengon Edi Rama.

“Nuk është e udhës që të bashkosh opozitën që e pengon diasporën, jo vetëm për anën morale porse e ka edhe në interes të vete. Mund t’ua them për degë të caktuar sesa demokratë janë larguar për shkak të dhunës së pushtetit dhe sa qytetarë janë larguar nga zonat e ndryshme ne qytet, pa u hyrë zonave te bastioneve te djathtës që janë larguar.

Nuk dua që ti barazojmë asnjëherë pavarësisht mendimeve dhe qasje që mund të kemi se duhet të bijime dakord se unifikimi jonë të jetë kundër qeverisë, nuk jemi perfekt por është jetike që te paktën ne të shikojmë se kush i bën krimet, vjedhjet dhe mungesën e së drejtës së votës në këtë vend qoftë këtu dhe ne diasporë, atë e heq vetëm Edi Rama.”

Për Balliun, zgjedhjet e fundit në vend kanë dëshmuar se ato nuk i merr Kodi Zgjedhor por mafiet dhe bandat kriminale.

“PD dhe opozita nuk ka votat në parlament për të bërë një reformë siç do.

Në mendimin tonë , i mirëpo i gabuar, qëllim kryesor kishim votën e diasporës të cilën qeveria e kushtëzoi me pjesën e mbyllur të 1/3 për të cilën me vërtetë nuk e duam por për të marrë votën e diasporës në kushtet ku ne nuk kemi fuqi për ta bërë një gjet ë tillë, çfarë ndodhi, ne votën e diasporës e morëm.

Listat e hapura kanë 1 mijë problem, por të flasësh për problematikat zgjedhore është një luks që pak vende e kanë, ne ende jemi e ABC e demokracisë ne nuk humbin zgjedhjet me qeverise sepse është kodi. Jo, zgjedhjet në Shkodër i morën Bajrat, në Elbasan i morën Çapja, në Durrës, Avdylaj, që vrasin njerëz dhe vendosin listat, jo nuk është kodi themelor. Drogat, mafia, nuk ti sjell kodi. Kapja nga mafia e sistemit politik vjen si garanci nga pushteti, mafian nuk ta heq kodi.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related