Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së ndaj TikTok, Instagram dhe Facebook për mbrojtjen e fëmijëve

Data

Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar një ligj të ri të Bashkimit Europian që synon të kufizojë praktikat e rrjeteve sociale që krijojnë varësi tek fëmijët dhe adoleshentët.

Gjatë një fjalimi në Kopenhagen, Von der Leyen deklaroi se dëmet psikologjike dhe sociale që u shkaktohen të rinjve nga përdorimi i tepërt i platformave digjitale nuk janë rastësi, por rezultat i modeleve të biznesit të ndërtuara për të mbajtur përdoruesit sa më gjatë online.

Sipas saj, BE-ja po fokusohet veçanërisht tek platformat TikTok, Meta, përfshirë Instagram dhe Facebook, si dhe platforma X.

“Po ndërmarrim masa kundër TikTok-ut dhe dizajnit të tij që krijon varësi, si ‘scroll’-i i pafund, riprodhimi automatik dhe njoftimet push”, deklaroi Von der Leyen.

Ajo shtoi se Komisioni Europian beson se Instagram dhe Facebook nuk po zbatojnë siç duhet kufirin minimal të moshës 13 vjeç për përdoruesit.

Presidentja e KE bëri të ditur gjithashtu se janë hapur procedura edhe ndaj platformës X për përdorimin e inteligjencës artificiale Grok në krijimin e imazheve seksuale të grave dhe fëmijëve.

Sipas Von der Leyen, deri në fund të vitit Bashkimi Europian synon të ndalojë praktikat e dizajnit që krijojnë varësi, si “kapja e vëmendjes”, kontratat komplekse dhe të ashtuquajturat “kurthe abonimi”.

Ajo mbështeti gjithashtu vendosjen e rregullave më të forta për kufizimin e aksesit të fëmijëve dhe adoleshentëve në rrjetet sociale nën një moshë të caktuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related