“Familja është vija e kuqe”/ Kërcënon Kryemadhi: Kur poshtërsia kalon te fëmija, duhet t’i bëjnë…

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur sot gjatë për përfshirjen e familjes së saj në dosjen e SPAK, për akuzat e ngritura ndaj saj, ish-bashkëshortit Ilir Meta, por edhe përmendjen e fëmijëve. Ajo deklaroi se familja është vija e kuqe dhe se kur poshtërsia kalon te fëmija, duhet t’i bëjnë llogaritë vetë. Kryemadhi tha se e ka votuar reformën në drejtësi, por nuk e ka besuar. Duke iu referuar hetimeve të SPAK, Kryemadhi tha se kam ndihmuar njerëz pa fund dhe do vazhdojë të ndihmojë.

Deputetja e PL deklaroi më tej se “nuk jemi marrë asnjëherë as me fëmijët, as familjarët e askuj sepse mendoj se politika ka disa rregulla”

“Po kur i prish këto rregulla pastaj mos të thonë më pastaj hajde gjejmë një zgjidhje sepse familja është vija e kuqe. Ndoshta njerëzit në politikë nuk e vlerësojnë familjen sepse iu duket demode dhe familja është në shkatërrim e sipër. Unë e vlerësoj familjen dhe për familjen jam e gatshme të bëj çdo gjë”, deklaroi Kryemadhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related