Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës së 35-të kombëtare në Tiranë ishte fjala e mbajtur nga një vogëlush, i cili ndau mesazhin e tij për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga podiumi, ai tha se dëshira e tij është të jetojë në një vend me drejtësi, ndershmëri dhe mundësi më të mira për brezat e rinj.
“Rroftë Shqipëria e shqiptarëve. Kemi pasur gjithmonë burra e gra që kanë luftuar për një Shqipëri më të mirë. As gjyshërit e mi dhe as prindërit e mi nuk e shijuan Shqipërinë që donin. Unë dua të jetoj në një Shqipëri të drejtë, të ndershme, Shqipërinë e shqiptarëve”, u shpreh ai.
Më pas, duke iu referuar ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, vogëlushi recitoi disa vargje satirike me tone ironike, të cilat u shoqëruan me reagime dhe duartrokitje nga një pjesë e protestuesve të pranishëm.
Protesta vijoi me fjalime të tjera të qytetarëve dhe organizatorëve, të cilët përsëritën kërkesat e tyre për ndryshime politike.
