VOA: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Data

Gjysmë-shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopolitike të Luftës së Ftohtë në Evropën Juglindore, ku Shqipëria totalitare luajti një rol kritik, në këtë epokë të re të çarjeve të sërishme politike, Kina është kthyer në rajon si një aktor i rëndësishëm. Për Kinën, Ballkani Perëndimor, ku tani më shumë se gjysmë shekulli më vonë shumica e shteteve janë anëtare të NATO-s por jo edhe të Bashkimit Evropian, sipas studiuesve, me të cilët bisedoi kolegia Garentina Kraja, po luan rolin e një ure ekonomike ndërmjet Kinës dhe Evropës Perëndimore, duke mbushur boshllëkun e premtimeve të parealizuara për integrim evropian. Megjithatë, studiuesit shohin një ngecje të hovit të saj dhe bëjnë dallim mes ndikimit të saj dhe ndërhyrjes së Rusisë në rajon.

Në një të kaluar jo shumë të largët, Shqipëria u shndërrua në trofeun e çarjes së madhe kino-sovjetike brenda kampit komunist, që në vitet ‘60-të përbënte njërën prej përplasjeve më të mëdha ideologjike në botë. Fillimisht shtet satelit i Bashkimit Sovjetik, Shqipëria u shkëput nga ky bllok në mesin e viteve të 60, duke përqafuar për një dekadë Kinën si partneren e saj strategjike në betejën kundër të ashtuquajturit “imperializëm perëndimor”.

Por pas ftohjes së marrëdhënieve në fund të viteve 70-ta, Kina, e cila u përpoq të modelojë Shqipërinë në imazhin e saj, nuk pati ndonjë prani domethënëse në rajon deri në dhjetë vjetët e fundit.

Sot, në këtë periudhë çarjesh të reja, që po ndajnë demokracitë nga sistemet autokratike, Kina si ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka krijuar një shteg të saj në rajon.

Elidor Mëhilli, profesori i historisë dhe politikave publike në Kolegjin Hunter në Nju Jork, studiues i historisë së marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë dhe autor i librit “Nga Stalini te Mao: Shqipëria dhe bota socialiste”, thotë se Kina e ndryshoi strategjinë në dekadën e fundit përmes nismës “Një Brez, një Rrugë” që synon zgjerimin e pranisë së saj ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related