Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve njofton se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Vlorës, për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas njoftimit, nga ora 08:00 deri në 18:00 do të stakohet Stacioni Nr. 4. Si pasojë, zonat që furnizohen nga depoja e qytetit nuk do të kenë ujë gjatë orëve të pasdites, ndërsa furnizimi në mëngjes do të vijojë normalisht.
Kjo vjen vetëm pak javë pas një tjetër problematike serioze, kur qyteti mbeti 6 ditë pa ujë të pijshëm për shkak të një avarie në rrjet, situatë që çoi në protesta të qytetarëve dhe ndërhyrje emergjente për riparimin e defektit.
