“Produkte të helmuara e të skaduara” – Blushi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në kazan, alarm kombëtar

Data

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se siguria ushqimore në Shqipëri është kthyer në një alarm kombëtar. Sipas tij, për 13 vite në pushtet, qeveria ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë që kanë mbushur tregun me ushqime të kontaminuara dhe të skaduara.

Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për këtë situatë, duke thënë se Shqipëria është shndërruar në një “kazan” ku përfundojnë produkte të refuzuara nga vendet e tjera, nga mishi me salmonelë deri te ushqime të skaduara dhe të kontaminuara.

Ai theksoi se mungesa e kontrollit në dogana dhe kapja e inspektoriateve kanë rritur rrezikun për shëndetin publik dhe kanë dëmtuar rëndë fermerët shqiptarë, duke ulur eksportet dhe duke çuar në falimentimin e bujqësisë. Sipas Blushit, humbja e fondeve IPARD prej 112 milionë eurosh për të tretin vit radhazi është pasojë e drejtpërdrejtë e abuzimeve dhe korrupsionit.

Në përfundim, Blushi kërkoi miratimin urgjent të projektligjit për sigurinë ushqimore të propozuar nga Partia e Lirisë, duke theksuar se siguria ushqimore nuk është luks, por e drejtë themelore e çdo qytetari dhe çështje e sigurisë kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related