Fotoja që ndezi dhunën/ Armë, drogë dhe shkopinj në sherrin masiv mes grupeve në Itali, 11 të arrestuar

Data

Një përleshje e rëndë dhe e dhunshme ka tronditur qytetin e Peruxhias në Itali, ku grupe të rinjsh me origjinë shqiptare, maqedonase dhe rumune u përfshinë në një sherr masiv që përfundoi me të plagosur, arrestime dhe persona në arrati.

Sipas hetimeve paraprake, shkaku i konfliktit ishte një veprim banal: shkrepja e një fotografie me celular nga një prej të rinjve, e cila u interpretua si provokim nga grupi tjetër. Situata degradoi brenda pak minutash në një përplasje të dhunshme, ku u përdorën shkopinj, karrige, tavolina dhe mjete të forta.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje, rreth orës 18:45, në zonën San Sisto, pranë një lokali. Forcat e policisë dhe karabinierët ndërhynë pas telefonatave në numrin e emergjencës, duke gjetur dhjetëra persona të përfshirë në dhunë fizike.

Bilanci është i rëndë:

– 11 persona të arrestuar në flagrancë

– 2 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një i mitur 17-vjeçar

– disa të plagosur, përfshirë një 27-vjeçar maqedonas që u godit me makinë gjatë arratisjes së autorëve dhe përfundoi në spital me fraktura të shumta dhe prognozë 30-ditore

Policia bën me dije se pesë nga të arrestuarit janë persona me precedentë penalë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan shkopinj druri, njëri rreth 65 centimetra i gjatë, si dhe karrige e tavolina të përdorura gjatë përleshjes.

Një 23-vjeçar shqiptar tentoi të fshihte çelësat e makinës në një vazo lulesh për të shmangur identifikimin, por u kap nga policia. Gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi e vogël kokaine, rreth 0.6 gramë.

Të gjithë të arrestuarit, të moshës nga 19 deri në 31 vjeç, janë dërguar në burgun e Capanne dhe akuzohen për sulm të rëndë dhe përfshirje në përleshje të dhunshme. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e dy personave në arrati.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related