Vjosa Osmani përfundon mandatin si presidente dhe ia dorëzon detyrën Albulena Haxhiu mes ngërçit politik për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit

Data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfundon sot mandatin e saj pesëvjeçar dhe do t’ia dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e dorëzim-pranimit pritet të zhvillohet në orën 16:00 në Kabinetin e Presidentes.

Kalimi i detyrës vjen në një moment ngërçi politik, pasi Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri për shkak të mungesës së kuorumit. Situata është komplikuar më tej nga përplasjet politike dhe çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në këto kushte, Haxhiu pritet të ushtrojë përkohësisht funksionin e presidentes deri në zgjidhjen e krizës institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related