Vizionar, pasionant e largpamës/ Nuk është meme, por CV e kryepatentaxhiut Mëngra

Data

Kemi humbur një gjeni. Ai e ka pak atë post drejtori që mban. Duhet të jetë më lart për të kapur majat, e pasi të kapë majat të tentojë pafundësinë në horizonte të reja. Ka vizion, profesionalizmi i tij është i një niveli aq të lartë sa edhe jetëshkrimin personal e ka bërë me një ‘modesti të theksuar’. çfarë thotë për veten ai?

“Menjëherë pas kryerjes së studimeve të larta, filloi karrierën e tij si Drejtues Teknik pranë kompanisë Gjeodrill sh.p.k. Me një pasion të theksuar për fushën ku punonte, ai demonstroi një vizion të qartë për të ndikuar pozitivisht në këtë sektor. Ky fillim i suksesshëm në karrierë i hapi rrugën për shumë sfida dhe arritje të mëtejshme në rrugën drejt zhvillimit dhe suksesit professional, ku dha kontributin e tij për 4 vite në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Patos të Fierit si Inxhinier Sektori”. Kush është ky “gjeni” i humbur ca kohë nëpër puse nafte?

është Ilir Mëngra, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Shqiptar, lindur në Fier, në këtë qytet disi periferik për ‘kapacitetet e tij’ të pashfrytëzuara mjaftueshëm, por Tirana nuk e dinte se aty një vizionar i përmasave të tilla mbante duart plot grasë e solar nëpër puset e naftës së Patosit. Jemi një vend i vogël dhe tashmë që truri ka ikur me kohë në emigrim, sidomos 12 vitet e fundit, si mundet që të mos shfrytëzohet një kapacitet i niveleve të tilla akademiko-shkencore?

A mundet një gjeni me vizion të qartë që i vijnë vendit një herë në 100 vite të mbeste si inxhinier i thjeshte sektori, si drejtues teknik i punëtorëve të naftës? Padyashim që ai vetë e dinte mirë sa vlente, por nuk kërkonte shumë, duke ndrydhur tërë atë kapacitet, mbi të gjitha intelektual. Kush tjetër përveç Rilindasve me vizion përtej vizionit do e tërhiqnin kapacitetin e nivele ka të mëdha…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related