“21 Janari, vetëm dy çelësa për të vërtetën” – Lala: Ose i penduari, ose radiot e Gardës

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zbardhja e plotë e ngjarjes së 21 janarit mund të vijë vetëm përmes dy rrugëve konkrete. Sipas saj, hetimet e SPAK kanë mbetur aktualisht në pritje të disa akteve ekspertimi, çka ka ngadalësuar procesin, ndërsa dosja e trashëguar nga e kaluara është e dëmtuar rëndë.

Lala thekson se mënyra e parë për të arritur te e vërteta është marrja e statusit të të penduarit nga deputeti Agron Malaj, i cili ka qenë komandant i grupit të zjarrit dhe, sipas saj, e di saktësisht se kush ka dhënë urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

Mënyra e dytë, sipas gazetares, është zbardhja e plotë e komunikimeve në radiot e Gardës së Republikës, pasi deri më sot janë publikuar vetëm fragmente që nuk tregojnë të gjithë zinxhirin e urdhrave.

Ajo shprehet skeptike se politika ka pasur vullnet real për ta zbardhur ngjarjen ndër vite, duke kujtuar shkatërrimin e provave, prishjen e serverëve dhe kohën e gjatë të humbur. Sipas Lalës, edhe nëse identifikohet arma apo plumbi fatal, pa urdhrin zinxhir, drejtësia do të mbetet vetëm te ekzekutori dhe jo te përgjegjësit realë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related