“Skandal shtetëror” – Zyrtarë të lartë shpërndanin materiale të hakeruara në WhatsApp

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me hakerimin e sistemit elektronik të SPAK, duke treguar se ngjarja nuk ishte një episod i izoluar. Hetimet flasin për një rrjet të strukturuar, ku materiale të siguruara në mënyrë të paligjshme shpërndaheshin në një grup WhatsApp me qëllim goditjen e individëve të caktuar dhe ndikimin e opinionit publik.

Në qendër të kësaj skeme rezultojnë ish-zyrtarë dhe funksionarë shtetërorë, të lidhur mes tyre përmes miqësive apo marrëdhënieve të mëparshme pune. Sipas të dhënave të bëra publike, materiali i rrjedhur qarkullonte brenda grupit dhe më pas përhapej në media.

Rasti konsiderohet një nga skandalet më të rënda institucionale, pasi përfshin struktura shtetërore, cenon sigurinë e hetimeve dhe ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin e të dhënave të ndjeshme për qëllime politike dhe personale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related