Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Milano u ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, deklaroi ai. Më tej Rama tha se Shqipëria e cila ka ndryshuar dhe sot ka dhe besimin e ndërkombëtareve sot kërkon dhe besimin e të bijve të saj për t’u rikthyer.“E vërtetë është që Shqipëria ka shumë punë për të bërë në luftën me korrupsionin e krimin e organizuar të trashëguara me shekujt. Dje ishte Shqipëria që sot ju ngjan juve. Ama me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm. Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve. Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi dhe rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pa mbledhura sesa turistë. Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për ta kalonit detin për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës ka vdekur. Shqipëria ka fituar besimin e botës e meriton besimin e çdo shqiptari këtu. Besoni tek Shqipëria e sotme, e Shqipëria e nesërme do ua kthejë shumëfish besimin”, u shpreh ai. Sakaq kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, tha se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikpresë komunitetit e ri politik evropian.
Rama thirrje emigrantëve të Itali: Mos ngurroni, kthehuni në Shqipëri e sillni dijet e kursimet tuaja
Data
