Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe jo Ukraina, transmeton Anadolu.
Në një program në “Radio Kossuth”, Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë
Duke kujtuar se liderët evropianë vendosën se Ukraina duhet të luftojë dhe në këmbim do të marrë një proces të përshpejtuar të pranimit në BE, Orban paralajmëroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të kishte pasoja serioze për ekonominë dhe fuqinë punëtore hungareze.
