U tërhoq nga kandidimi nën siglën e PD, Balliu: Më kontaktuan nga PS për listë të mbyllur…

Data

Alesia Balliu ka vendosur të garojë për deputete nën siglën e partisë “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj.

E ftuar në një emision televiziv, Balliu zbuloi se ka refuzuar oferta nga disa parti, përfshirë Partinë Socialiste, për të kandiduar në listat e mbyllura.

Balliu theksoi se vendimi i saj bazohet në bindjet e djathta dhe përkushtimin ndaj meritokracisë, duke refuzuar privilegje që do ta vendosnin në listat e mbyllura të Partisë Demokratike. Ajo zgjodhi partinë e Lapajt, për shkak të orientimit konservator dhe mbështetjes së garës së drejtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related