Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

Data

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë sërish në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shator të vitit 2024. Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.

Fredi Beleri është ankuar në Gjykatën e Strasburgut se paraburgimi i tij fillestar nuk ishte i bazuar në arsye përkatëse dhe të mjaftueshme dhe se autoritetet nuk morën parasysh masa alternative përpara se të urdhëronin ndalimin e tij në burg.

Gjykata e Strasburgut ka ngritur pyetjen nëse ka pasur shkelje të nenit 5/3 të Konventës, dhe në veçanti, a i shqyrtuan gjykatat vendase masa alternative ndaj vazhdimit të paraburgimit të kërkuesit?

  • Pikëpyetjet e ngritura nga Strasburgu

Aplikanti është shtetas grek dhe shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related