Vidhte targa automjetesh dhe ua shiste personave me precedent penal, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Data

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit policor të koduar “Targat”, pasi dyshohet se vidhte targa automjetesh dhe ua shiste personave me precedent penal për kryerjen e veprave kriminale.

Në pranga ka rënë shtetasi E. Q., 36 vjeç, nga Kosova. Ai u kap në flagrancë në zonën e Plazhit në Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “Ford” me targa të vjedhura, në pronësi të një shtetasi shqiptar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan:

  • dy palë targa (shqiptare dhe kosovare),
  • kaçavida dhe pinca,
  • një thikë,
  • një palë doreza,
  • një maskë (kapuç).

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dyshohet se është autor i vjedhjes së targave edhe në dy automjete të tjera, të ndodhura në muajt e fundit në qytetin e Durrësit. Dyshohet gjithashtu se targat ua shiste personave me precedent penal për t’i përdorur në krime kundër personit dhe pronës.

Materialet e sekuestruara janë marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Dosja do t’i referohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related