Vidhet prona shtetërore, Rama bën Dukagjin Lipën investitor strategjik në Lushnje

Data

Miq që i bashkuan interesat, kështu mund të themi për Edi Ramën dhe Dukagjin Lipën.

Babai i këngëtares së njohur Dua Lipa, Dukagjini është shpallur në Shqipëri investitor strategjik, madje në qytetin e Lushnjes.

Sipas të dhënave zyrtare, ai po ndërton në zonën e Fierit dhe Lushnjës parkun fotovoltaik me kapacitet prodhimi 100 Megavat/orë.Me çmimin 1 euro metri, investimi e tejkalon vlerën e pronës, kështu që siç e njeh ligji, ai bëhet automatikisht dhe pronar i tokës.

Por, të kthehemi pas në kohë dhe të shohim çfarë ka ndodhur!

I mbani mend fotot e Ramës me babë e bijë, të cilët ishin krenaria e Shqipërisë nëpër botë dhe rasti i suksesit të emigrantit në Londër?

Epo nuk është ashtu siç duket. Takimet e shpeshta mes Ramës, Duas, Dukagjinit dhe Erionit nuk kanë qenë as të rastësishme dhe as pa ndonjë plan të mirëmenduar nga pas.

Më 7 Qershor të vitit 2022, Dukagjin Lipa ka hapur së bashku me administratorin e “Sunny Hill”,  Hysen Rukën nga Kukësi, një kompani të cilën e ka regjistruar në Tiranë. Kompania në fjalë “DH SOLAR PARK SHPK” ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë.

Kapitali i kompanisë është 100,000 lekë dhe vjen pikërisht në momentin kur ministrja e MIE Belinda Balluku njoftoi mbështetjen për bizneset që do të prodhojnë dhe shesin energji nëpërmjet paneleve diellore, në tëcilën është përfshirë dhe Lipa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related