Vetëvrasja e Pal Trashajt/ Guvernatori Sejko: Ndjemë dhimbje, por kredinë nuk e kishte paguar

Data

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë raportimit në Kuvend, ka folur për herë të parë edhe mbi vetëvrasjen e 63-vjeçarit Pal Trashaj në dyert e SPAK-ut.

Sejko deklaroi se ndjeu dhimje për ngjarjen dhe shprehu ngushëllime për familjen. Ai tregoi më tej situatën ku ndodhej i ndjeri, duke sqaruar se Trashaj nuk kishte paguar kredinë. Në fund të fjalës së tij, guvernatori hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se i duket pa lidhje që akuzohet dhe nuk është përgjegjës.

Gent Sejko: Është një manipulim nuk janë 100 mijë shqiptar. Ne patjetër jemi interesuar lidhur me kredinë e të ndjerit, kemi ndjerë një dhimbje të madhe jo vetëm unë kushdo këtu. I shpreh ngushëllime edhe familjes. Unë kam patur vetë një humbje dhe kur politika e përdorte ndihesha keq. Kemi bërë verifikimin e rastit. Po ai ka marrë një kredi në NOA dhe ka patur vonesë në pagesa. Klienti ka premtuar herë pas here që do paguante por nuk e kishte bërë dhe NOA ka kërkuar të merren masa. Por ka patur penalitetet të mbledhura në 6 vite. Nuk i është marrë asnjë pasuri të ndjerit, ka patur vetëm sekuestro preventive nga Gjykata e Lezhës. Duhët të jemi të qartë kur shikojmë përgjegjësinë. Të akuzosh Gurvenatorin për një gjë të tillë më duket pa lidhje.

Pal Trashaj ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Prej vitesh ai kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Ai kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related