Vetëm pak protestues e kalojnë natën pranë Kryeministrisë, vijon qëndrimi simbolik pas protestës

Data

Pas përfundimit të protestës së një dite më parë, një grup i vogël protestuesish ka vijuar qëndrimin gjatë natës pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Sipas raportimeve nga terreni, rreth pesë persona kanë qëndruar në bulevard, të ulur në karrige metalike pranë pemëve, ku kanë vendosur edhe flamurin kombëtar. Ata nuk kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonë.

Edhe gjatë tubimit të së mërkurës, organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve që të vijonin qëndrimin para Kryeministrisë edhe pas përfundimit të protestës.

Protesta e zhvilluar në ditën e 25-të u shoqërua me marshim në rrugët e kryeqytetit dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrja u vlerësua më e ulët krahasuar me disa prej tubimeve të mëparshme.

Gjatë fjalimeve, disa nga organizatorët paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat mund të përshkallëzohen me forma të tjera reagimi, përfshirë edhe bllokimin e institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related