“Ballkani do ngrihet me djersën e popullit të tij”/ Tensionet me Serbinë, Turqia i del në mbrojtje Kosovës

Data

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan riafirmoi mbështetjen e fortë të Turqisë për një Kosovë “të pavarur dhe sovrane”.

Fidan, në një postim X shprehu besimin në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ai theksoi përkushtimin e Turqisë për prosperitetin dhe stabilitetin e Kosovës dhe shtoi se bashkëpunimi “do të forcohet dita ditës”.

Për përpjekjet e Kosovës për të fituar një njohje më të gjerë ndërkombëtare si shtet sovran, Fidan tha:

“Ne i mbështesim plotësisht ata në këtë rrugë. Ballkani do të ngrihet me djersën e ballit të popujve ballkanikë.”

Kujtojmë që Turqia e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, një ditë pasi shpalli pavarësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related