Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij Blushi ka denoncuar vendimin më të fundit të Qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, respektivisht për shëndetësinë në 2.6 miliardë Lekë, për arsimin me 700 milionë Lekë dhe për bujqësinë me 800 milionë Lekë.
Ai u shpreh se ku vendim që nuk është asgjë tjetër vecse vijim i moskujdesit dhe i braktisjes së 3 sektorëve jetikë social dhe me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra dhe mijëra mësues, mjekë, infermierë, stafet e tyrë mbështetëse si dhe për qindra e mijëra fermerë në mbarë vendin
Blushi shtoi se vendimi i Qeverisë për të shkurtuar me 700 milionë lekë fondet për arsimin provon tanimë se papërgjegjshmëria totale politike e narkoqeverisë dhe se mungesa e fondeve nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do të thellojë akoma edhe më shumë rezultatet negative të Shqipërisë që e renditin vendin tonë të fundit në Botë për cilësinë e arsimit.
Fjala e Tedi Blushi:
Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, me ekonomisten dhe anëtaren e Kryesisë, znj. Myrvete Asqeri dhe me anëtarin e Komisionit të shëndetësisë njëherazi këshilltar I Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa, për të denoncuar vendimin më të fundit të Qeverisë për shkurtimin e fondeve buxhetore, respektivisht për shëndetësinë në 2.6 miliardë Lekë, për arsimin me 700 milionë Lekë dhe për bujqësinë me 800 milionë Lekë, vendim që nuk është asgjë tjetër vecse vijim I moskujdesit dhe I braktisjes së 3 sektorëve jetikë social dhe me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra dhe mijëra mësues, mjekë, infermierë, stafet e tyrë mbështetëse si dhe për qindra e mijëra fermerë në mbarë vendin.
Të shkurtosh fondet për shëndetësinë pasi kë premtuar apo ke mashtruar për shëndetësinë falas do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaceve dhe të investimeve në spitale në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe po shpërthejnë cdo ditë sin ë rastin e skandalit të Onkologjikut.
Dua tju kujtoj se ky vendim I Qeverisë për të shkurtuar fondet me 2.6 miliardë Lekë për shëndetësinë, vjen vetëm pak kohë mbas miratimit në Kuvend të Buxhetit të vitit të ardhshëm vetëm me votat e “Rilindjes” dhe për faktin se ky buxhet u miratua pa marrë parasysh dy nga amendamentet që Partia e Lirisë depozitoi në Parlament relativisht për rritjen me 6 miliardë Lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme si ndihmë konkrete për pensionistët por për të gjithë qytetarët në përgjithësi, si dhe pas rrëzimit të një tjetër amendamenti të këtij buxheti të propozuar nga PL për një shtesë prej 2 miliardë Lekësh për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike si përgjigje për dramën e madhe që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.
