Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i shpallur fajtor për korrupsion zgjedhor.
Me këtë vendim, pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit të dënimit, çka do të çojë Memollën drejt vuajtjes së dënimit me burg.
Si pasojë e vendimit, Bashkia e Rrogozhinë mbetet pa kryetar, ndërsa sipas ligjit pritet të shpallen zgjedhje të parakohshme vendore për drejtimin e institucionit.
Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite ndaj Memollës, duke e përjashtuar atë nga çdo detyrë shtetërore gjatë kësaj periudhe.
Ky vendim konsiderohet një tjetër precedent në hetimet dhe ndëshkimet për krimet zgjedhore dhe korrupsionin në nivel vendor.
