E nderuar Znj.Bici unë që po te shkruaj jam Shyqëri Stafaj i ditelindjes 19.04.1942 lindur e banues kashar, Tiranë. Në vitin 1991 kam perfituar një pronë , tokë arë , në bazë të ligjit 7501 të cilen e kam pasur edhe pronë e trashëguar nga babai.me dt.19.07.2023,kam bërë aplikim për regjistrimin e amtp , kanë kaluar
8 muaj dhe nuk me ka ardhur asnjë pergjigje se pse nuk regjistrohet prona ime . Jam interesuar herë pas herë pranë drejtorisë rurale 2 pergjigjja e tyre ka qënë e ka bllokuar nga drejtoresha e madhe, nën zë dhe drejtperdrejt me kanë kerkuar lek në emrin tënd , per të zgjidhe punë që unë të merrja çertefikaten e pronësisë. Po unë i shkreti ku ti marrë leket një pension tetë mijë lekë te reja marrë ne muaj me te cilat marre ilaçet, kurse per tu ushqyar nuk me ngelet asnjë kacille. Jam ankuar te portali bashkëqeverisjes asgjë , jam ankuar tek drejtoria e pergjithshme asgjë , herën e fundit që jam interesuar me kanë kerkuar një pjesë të tokes meqë unë nuk kam lekë. U detyrova që të shkruaj një leter te hapur sepse edhe mosha dhe shendeti nuk më lejojnë që të interesohem se çfare do behet me pronen tine ju lutem në rast se e lexoni kete leter me ndihmoni qe te paisem me çertifikaten e pronësisë. Me respekt Shyqëri Stafaj.
