“Veliaj u tradhëtua brenda PS për t’i marrë Bashkinë”/ Analistja jep deklaratën ‘bombë’: Ja kush është Nesti Angoni

Data

Analistja Anduena Llabani deklaron se në muajin korrik do të mbahen zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe thotë se Nesti Angoni do të jetë në krye të bashkisë së kryeqytetit, madje përmend dhe emrin e Blendi Gonxhes si pasuesin e Erion Veliajt.

Nga një studio live ajo tha se Erion Veliaj e ka përmendur në qeli se Blendi Gonxhe është Nesti Angoni dhe këtë e kanë zbuluar përgjimet ambientale. ‘Dje Erion Veliajt iu shtua një akuzë dhe iu rëndua gjendja ligjore dhe sekuestrim pronash që janë të tyre, pro të regjistruara në emër të tjetër kujt. Çifti Veliaj do të rëndohen me një tjetër akuzë për mos deklarim të të ardhurave që kanë. Kërkesa për arrestimin e Veliajt u bë në dhjetor dhe kjo u pasua nga udhëtimi i tij në SHBA ku kishte dhe mbështetjen e Soros dhe ku ju premtua se nuk do arrestohej deri për zgjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related