Veliaj mbi 7 orë në SPAK, deputeti i PD: ‘Të paprekshmit’, nuk duhet të ekzistojë më si term, presionet nuk duhet të tutin prokurorët

Data

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka folur dje në një media sa i përket paraqitjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK. Ai theksoi se termi “të paprekshmit”, nuk duhet të ekzistojë. Sula u shpreh se drejtësia e re ka hedhur sot një tjetër hap shumë të rëndësishëm. Ai shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë e Posaçme, e cila sipas tij nuk duhet të trembet nga presionet dhe mesazhet e koduara. “Drejtësia e re ka hedhur sot një tjetër hap shumë të rëndësishëm për të hequr nga fjalori i përditshëm “të paprekshëm”. Marrja në pyetje për shumë orë të Kryetarit të Bashkisë për aferën më të madhe jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë, atë të inceneratorëve ka fortifikuar besimin në drejtësinë e re. Në një kohë kur presioni politik ndaj tyre është shumë lartë, nuk mund të qëndrojmë indiferent e pa i dalë në krah Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme për të sjellë në binarët e ligjshmërisë shtetin. Presionet, mesazhet e koduara nga të gjitha frontet nuk duhet të tutin gardianët e ligjit për të ti treguar vendit kujtdo që shkel ligjin dhe shpërdoron taksat e qytetarëve”, deklaroi ai. Ndër të tjera Sula tha se ku ka tym ka dhe flakë, duke theksuar se Veliaj nuk mund të dalë me duar të pastra nga afera e inceneratorëve. “Ku ka tym ka edhe flakë”, thotë një shprehje popullore. Ndaj edhe kryebashkiaku i kryeqytetit nuk mund të dal me duar të pastra nga afera e plehrave. Nëse është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë atëherë le të tregojë kush e detyroi!”, nënvizoi Sula.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related