Vazhdon copëtimi i bregdetit shqiptar nga aferat e Edi Ramës me oligarkët, kryeministri i fal njeriut të Sandrit 21…

Data

Kryeministri Edi Rama po vazhdon batërdinë me pronat në bregdet duke falur pasuritë publike oligarkëve, njëri prej të cilëve është njeriu i Sandrit. Këshilli i Ministrave vendosi të enjten heqjen nga fondi kullosor i bashkisë Himarë të një sipërfaqeje prej 21 979 m² për ta vënë në dispozicion të ndërtimit të një projekti strategjik në bregdetin e Jugut nga kompania “White Roads Hotel” në pronësi të kompanisë “Gjikuria”.

Vendimi parashikon “ndryshimin e destinacionit, nga kategoria e përdorimit të zërit kadastral “kullotë” në zërin kadastral “truall” dhe detyrimin e kompanisë që t’i paguajë bashkisë Himarë “vlerat përkatëse të produkteve kullosore” në sipërfaqen që do të përdoret për ndërtim. Sipas BIRN, dhënia e kësaj sipërfaqeje u miratua më herët në këshillin bashkiak të Himarës, i cili u mblodh në një ‘mbledhje të jashtëzakonshme’ në gusht, 8 ditë pas zgjedhjes së kryebashkiakut të ri socialist Vangjel Tavo.

Opozita kundër

Anëtarët e opozitës nuk ishin të pranishëm në mbledhje dhe kundërshtuan tjetërsimin e sipërfaqes së tokës me pretendimet për paqartësi për pronësinë e saj dhe mungesën e dëgjesave publike. VKM e qeverisë detyron institucionet shtetërore të zbatojnë këtë kalim të pronës publike në favor të investimit privat. Bashkisë Himarë i lihet detyrë ndryshimi i destinacionit të kësaj toke publike në regjistrin kadastral, çregjistrimin e saj nga kategoria “kullotë” të sipërfaqes kullosore publike dhe regjistrimin si “truall”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Projekti “White Roads Hotel” u miratua si investim strategjik në vitin 2022, duke përfituar si masë mbështetëse edhe 9100 metra katrorë tokë shtet me qira 1 euro, pasi kjo pronë u hoq më herët nga fondi kullosor i zonës.

Por një vit më pas “Ëhite Roads Hotel” i kërkoi Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS, një sipërfaqe shtesë prej 21 mijë e 900 metrash tokë shtet, duke e arsyetuar këtë me një kontratë me brandin ndërkombëtar Hyatt International LLC. Në këtë vendimin, KIS miratoi edhe sipërfaqen shtesë dhe arsyetoi se ajo jepej “për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standardet më të mira të brand-it”. Në vendim bëhet me dije se projekti synonte një resort turistik multidimensional. “Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi”, thuhet në vendimin e KIS. Sipas vendimit, aty parashikohet një investim prej më shumë se 21 milionë eurosh.

Reagimi i ndërkombëtarëve

Kujtojmë se Bashkimi Evropian konfirmoi me qëndrimin e saj të gjitha faktet që ka publikuar gazeta  për personazhet, të cilët me firmën e kryeministrit Edi Rama kanë zaptuar dhe grabitur pasuritë publike. Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së, ambasadori Silvio Gonzato, tha më hapur se kurrë pak ditë më parë se procesi që ka çuar në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë në Shqipëri është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit. “Kuadri ligjor i investimeve në Shqipëri duhet të përafrohet me standardet e BE -së, duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë, gjithashtu edhe për investitorët e huaj. I ashtuquajturi “ligj i investimeve strategjike” i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit”, tha Gonzato.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related