Veliaj – Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj

Data

Pavarësisht se për Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun egziston një gojëdhënë që ka marrë dhenë publikisht, duke i paraqitur ata si rivalë deri në armiqësi, qëllon që të dy rilindasit të jenë më shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin sesa mendohet. Këtë na e kanë shpalosur më së mirë dy emisione investigative që me një përkim të çuditshëm, u shfaqën në të njëtën mbrëmje të së mërkurës në ora 21 00.

I pari “Kronos” në MCN tregonte se si skema e “5D Konstruksion” nuk qe i vetmi skandal në Bashkinë kryeqytetit ku drejtorët e saj merrni para publike për ti kaluar ato në kompanitë e veta private. Gazetarët Ola Xama dhe Xhevahir Zhabina kishin vërtetuar me fakte dhe prova konkrete se si edhe në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në këtë bashki ka funksionuar i njëjta skemë e përvetësimit të fondeve publike po ashtu sikurse bënin Mareglen Qato dhe Redi Molla.

Por kurioze ishte të shihej në Plug në Syri TV se si njësoj vepronin edhe vartësin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Më konkretisht aty bëhej fjalë për drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) Blendian Dalipi. Edhe ky i emëruar dhe i preferuar i Belinda Ballukut. Ky i fundit nëpërmjet kompanisë ABNID në pronësi të tij dhe kompanisë IDK Konstruksion në pronësi të babait të tij, ka marrë mbi 30 milionë euro tendera publik. Lapsi.al e ka krahasuar imtesisht ngjashmërinë mes rasteve….

Bashkia emra të tjerë, skemë e njëjtë

Emisioni “Kronos” në MCN TV ka traguar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm me atë të “5D Konstruksion”, ku ish drejtoresha e Përgjithshme Erinda Fino (foto krah Veliajt majtas) dhe vartësit e saj, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri apo shefja e sektorit Vilma Diçi kanë dhënë tendera te një kompani e cila zotërohej nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi. Përmes një skeme jo aq të komplikuar, sa Alitn Dumani ta konsiderojë si krim intelektual të vështirë për tu zbuluar ata dyshohet se kanë ndarë me njëri tjetrin qindra mijra euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related