Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili e dënoi për shpërdorim detyre.
Së bashku me të, rekurs kanë paraqitur edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku, të shpallur fajtorë për shkelje që lidhen me procedurat e tenderave në bashki.
Pas dorëzimit të rekursit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për çështjen, duke caktuar si relator gjyqtarin Genti Shala.
Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesave të palëve përfundimisht në shkallën më të lartë të gjyqësorit.
