“Urime Kosovë”/ Ambasada e SHBA në Prishtinë uron anëtarësimin në Bordin e Paqes

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar Kosovën pas pranimit të saj në Bordin e Paqes.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada shkruan “Urime Kosovë”, shoqëruar me simbole të flamujve të Kosovës dhe SHBA-së, si shenjë e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Kosova është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes si anëtare themeluese. Ftesa është pranuar dhe nënshkruar gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarësimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës dhe angazhimin e saj për paqe dhe bashkëpunim global.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related