Lufta kundër informalitetit, DPT kontroll 1197 bizneseve, 936 prej tyre ndryshuan deklarimet e pagave

Data

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi dje se aksioni kundër informalitetit në paga ka përfshirë kontrollin e 1197 bizneseve në të gjithë vendin. Sipas PDT-së, ky operacion synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale. Tatimet bëjnë të ditur se, “nga këto kontrolle, 936 biznese ose 78% e tyre kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave

Ndërkohë, për shkelje të legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.115.000 lekë”. Për të siguruar mbarëvajtjen e aksionit kundër informalitetit të pagave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vazhdojnë hetimet ndaj individëve që nuk deklarojnë pagat reale.

Deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related