Fondet për kërkimin shkencor, Rama-studentëve: Aplikoni për fondet e BE dhe qeverisë, me projekte të argumentuara

Data

Kryeministri Edi Rama inspektoi dje laboratorin e medieve digjitale të ngritur në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. I pyetur në një podkast të zhvilluar me dy studente të Gazetarisë në këtë laborator nëse do të ketë investime të ngjashme, Rama u shpreh dje se ky laborator është financuar nga qeveria shqiptare, por sipas tij nuk është meritë e qeverisë shqiptare. “Është praktikisht një projekt i kërkuar nga Departamenti. Por kur them projekt i kërkuar jo një kërkesë e bërë, ne na duhet kjo, por një projekt i argumentuar. Fondet për kërkimin shkencor bazohen pikërisht tek kjo. Kush është në gjendje të bëjë projekte, t’i argumentojë dhe të provojë që janë të dobishme për atë investim që kërkon.

Universiteti i Tiranës po tregon që kapacitetet për të rritur të ardhurat për pedagogët dhe për të rritur investimet në universitet, jashtë buxhetit të shtetit, janë të pafundme nëse arrijmë të thithim edhe nga fondet evropiane. Dhe duke pasur fondet evropiane nga njëra anë, duke pasur edhe fondin modest, por gjithsesi në rritje të përvitshme të kërkimit shkencor në Shqipëri, mundësitë janë. Po pyetja nuk është se cili do ishte investimi për mua? Pyetja cili do ishte investimi tjetër, është një pyetje që duhet t’ia bëni ju vetes tuaj dhe pastaj të diskutoni se çfarë na duhet dhe pastaj në momentin që do të bini dakord që na duhet dhe kjo gjë, që mund të mos jetë pjesë e laboratorit, mund të jetë diçka tjetër, atëherë duhet të uleni ta shkruani dhe të thoni kjo gjë na duhet për 1, 2, 3, 4 arsye.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related