Ukraina godet objektet ruse të naftës dhe gazit me dronë dhe raketa “Storm Shadow”! Pamjet e bombardimeve

Data

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se dronë me rreze të gjatë veprimi, të prodhuar në vend, kanë goditur rezervuarë nafte në portin rus të Temryuk, në rajonin e Krasnodarit, si dhe një uzinë përpunimi të gazit natyror në Orenburg, në jugperëndim të Rusisë. Sipas burimeve ukrainase, në këto sulme janë përdorur edhe raketa “Storm Shadow”.

Uzina e Orenburgut është një nga më të mëdhatë e këtij lloji dhe ndodhet rreth 1.400 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Autoritetet ruse në Krasnodar konfirmuan se dy depozita nafte u përfshinë nga flakët pas sulmit me dronë në portin e Temryuk.

Sipas njoftimeve zyrtare, zjarri mbuloi një sipërfaqe të gjerë, ndërsa ekipet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se forcat e saj kanë goditur edhe një bazë ajrore ruse në qytetin Kaykop, në Kaukazin e Veriut.

Kievi ka shtuar ndjeshëm sulmet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjetike ruse që prej muajit gusht, në përpjekje për të dëmtuar burimet financiare të Moskës nga nafta dhe gazi, të cilat konsiderohen jetike për vazhdimin e luftës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related