Uji me presion dëmton protestuesen, deputetja i vjen në ndihmë

Data

Një grua, pjesëmarrëse në protestën e opozitës, ka mbetur e dëmtuar te Bashkia e Tiranës, një nga pikat ku prej orës 17:00 protestohet në kuadër të asaj që konsiderohet si “mosbindje civile”.

Gruaja ka mbetur e dëmtuar si pasojë e ujit me presion, ndërsa asaj i ka ardhur në ndihmë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.
Ligjvënësja demokrate dhe të tjerë pjesëmarrës në protestë kanë njoftuar ambulancën, por prej më shumë se 50 minutash asnjë mjet i ndihmës së shpejtë nuk ka shkuar te Bashkia e Tiranës.

Gruaja qëndron e ulur në rrugë, nuk mund të ngrihet, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related