Ja si Ergys Agasi dhe Belinda Balluku lëvizin fijet në Partinë Socialiste, nga emërimet në qeveri, kontrolli i…

Data

Në politikën shqiptare, ndikimi i individëve të caktuar shpesh shkon përtej detyrave të tyre zyrtare, duke u shtrirë në rrjete të gjera të pushtetit dhe ndikimit ekonomik. Ergys Agasi, djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, i cili ka qenë Sekretar i PS në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku janë dy figura që luajnë një rol kyç në Partinë Socialiste, duke ndikuar në vendime të rëndësishme politike, ekonomike dhe administrative. Një nga mënyrat kryesore përmes së cilës Agasi dhe Balluku kanë konsoliduar pushtetin e tyre është ndikimi në emërimet qeveritare. Si fillim Balluku, e cila është pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, ka pasur një dorë të rëndësishme në vendosjen e njerëzve të besuar në pozicione kyçe të administratës publike. Kjo i ka mundësuar jo vetëm kontroll mbi sektorë strategjikë, por edhe krijimin e një rrjeti besnikësh që ndihmojnë në ruajtjen e pushtetit. Nw artikullin e fundit raportuam se janë katër ministra që Balluku ka vendosur në rresht.

Po ashtu, sipas akuzave të ish-ministrit Arben Ahmetaj, Ergys Agasi lëviz emërime të forta në nivelet më të larta të pushtetit, nga Hipotekat dhe deri në kupolën e Policisë së Shtetit. Një tjetër fushë ku Balluku dhe Agasi kanë një ndikim të madh është kontrolli i tenderave publikë. Si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku ka pasur autoritet mbi një sërë projektesh të rëndësishme të investimeve publike. Kritikat ndaj saj lidhen me mënyrën se si ndahen kontratat, ku shpesh thuhet se favorizohen kompani të lidhura me individë të afërt me pushtetin.Një nga këto afera që po hetohet nga SPAK është dhe Tuneli i Llogarasë. Nga ana tjetër, Ergys Agasi është përmendur si njeriu që ka arritur të ndërtojë një sistem të sofistikuar që përfshin kontrollin e tenderave, porteve, lejeve të ndërtimit dhe madje janë hedhur akuza se ai shërben si ‘kumbari’ i bandave kriminale. Ky kontroll nuk është thjesht një akumulim i fuqisë ekonomike, por një përpjekje e mirëmenduar për të krijuar një strukturë të hekurt kriminale dhe zhvatjeje, që funksionon me bekimin e Edi Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related