Tensionet në protestën e opozitës në Tiranë kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar pranë Ministria e Brendshme.
Gjatë marshimit të mbështetësve të Partisë Demokratike, protestuesit kanë përdorur molotovë në drejtim të forcave të policisë. Në përgjigje, policia ka ndërhyrë me ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të neutralizuar tensionet në zonë.
Mes protestuesve ndodhej edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili është prekur nga uji me presion gjatë ndërhyrjes së policisë. Në ato momente, truprojat e tij kanë krijuar një rreth sigurie rreth Berishës, duke e mbuluar me çadra për ta mbrojtur.
Ndërkohë, edhe deputetë të Partisë Demokratike janë përplasur me kordonin policor, ndërsa efektivët kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit dhe të mbajnë nën kontroll situatën e tensionuar në bulevard.
