Vrasje pas sherrit në klub nate, 25-vjeçari shqiptar ekzekutohet në makinë në Itali

Data

Një 25-vjeçar shqiptar, Kevin Muharremi, u vra me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës, Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:00 në Via della Repubblica, ndërsa i riu po kthehej në shtëpi me makinë.

Sipas mediave italiane, viktima kishte qenë më herët në një klub nate në zonën e Valderas, ku dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt verbal. Pas largimit nga lokali, ai udhëtonte me një mik dhe një kushëri, kur një automjet tjetër iu afrua dhe u qëllua me armë zjarri drejt makinës së tyre.

25-vjeçari ndodhej në sediljen e pasagjerit dhe u godit nga plumbat, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Banorët e zonës raportuan se dëgjuan të paktën tre të shtëna, të ndjekura nga britma që njoftonin vrasjen.

Hetuesit po verifikojnë nëse autorët njiheshin me viktimën dhe nëse konflikti në klub nate lidhet drejtpërdrejt me atentatin. I riu punonte në një lavazh makinash në Fucecchio, ndërsa policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related