UEFA ka marrë vendim për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Rumanisë të zhvilluar në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova ka humbur me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen e braktisur ndaj Rumanisë të premten e kaluar, kur ndeshja ishte barazim 0-0 deri në minutat shtesë.
Është UEFA e cila ka njoftuar me vendimin e saj gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ku përveç humbjes me rezultat zyrtar, Kosova është gjobitur edhe me të holla.
Vendimi ka qenë i çuditshëm pasi nga një anë Rumania është ndëshkuar me supergjoba mbi 100 mijë euro në total për sjelljen e tifozëve dhe mesazhet e tyre raciste, por nga ana tjetër, është vendosur që Kosova të humbë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Me këtë vendim, Rumania mbetet e para në grup me 18 pikë, ndërsa Kosova e dyta në grup (12 pikë) do ta kërkojë kalimin në Ligën B përmes Play off.
Vendimi i plotë i UEFA-s:
Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj ( në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).
