Shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të votuar më 11 maj, mund të kërkojnë emrin në listën e zgjedhësve nga jashtë.
Pas regjistrimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u dërgojë fletën e votimit dhe materiale të tjera udhëzuese tek adresa që ata kanë deklaruar në PER.
Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.
