Udhëtonte me pistoletë me vete, kur pa efektivët e policisë doli nga makina dhe tentoi ta fshihte në… Arrestohet 48-vjeçari

Data

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi lëvizte me pistoletë me vete në qytet.

Helidon Marku po udhëtonte me automjet në lagjen “Ndoc Mazi” dhe në momentin që pa shërbimet e policisë, doli nga makina duke shkuar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën që mbante më vete.

Por 48-vjeçari u vendos në pranga nga uniformat blu, ndërsa u sekuestruan pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonte.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Kontrollet, bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 48-vjeçar që lëvizte me armë zjarri pistoletë me vete, në qytet.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak, të cilën 48-vjeçari tentoi ta fshihte, kur pa punonjësit e Policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related