U takuan vetëm një herë 4 vite më parë, vajza e re përndjek dhe denigron fiksimin e saj

Data

Dikur disa persona  konsideroheshin individë problematikë, njerëz me fiksime, ndërsa sot kanë një emër të ndërkombëtarizuar, stolker. Ata përndjekin, persekutojnë, bullizojnë dhe shpesh terrorizojnë personin tek i cili janë fiksuar pa marrë aspak parasysh se nuk ka asnjë interes për ta, dhe mbi të gjitha pa marrë parasysh pasojat e veprimeve të tyre. Që nganjëherë kapërcejnë çdo limit njerëzor. Historia ka nisur para katër vitesh në aplikacionin e Snapchat-it.

Si çdo çun, prano bë ftesa dhe na u ngjit më objekti me këtë personin. Kishte foto si çdo person tjetër. Duke marrë shkas nga fotot, më pëlqyen. Muhabeti po na shkonte mirë. Djali në atë kohë 25 vjeçar, njëlloj si shumë bashkëmoshatarë të tij, i kalonte orët e natës duke komunikuar në rrjetet sociale me vajza të së njëjtës moshë. Në një nga këto biseda, ai njihet me një vajzë, e cila nga fotot e publikuara, e tërheq menjëherë.

Pavarësisht bisedave që dy të rinjtë bënin çdo natë, vajza nuk pranonte të shfaqej asnjëherë të vetme. Në fakt asgjë për tu çuditur apo për të dyshuar, në një botë ku me mijëra vajza shantazhohen, pikërisht për shkak të pakujdesive të tilla.Duke e mirëkuptuar në hezitimin e saj, Arditi vendos që ta takoje, dhe ajo tregohet menjëherë e gatshme. Pak rëndësi ka fakti nëse ishte më e bukur apo më e shëmtuar se sa ajo që shfaqej në fotot e publikuara. Vajza që takoi nuk ishte ajo që kishte pretenduar.

Pra, e kishte gënjyer që nga dita e parë e njohjes. Kalon një muaj nga ai takim, dhe kur dukej se gjithçka ishte mbyllur aty, dhe jeta për secilin do të vazhdonte normalisht, Arditit i vjen një mesazh në telefon. I riu trembet duke menduar se mund të behej shkak i një tragjedie, prandaj nxiton që ta takojë për ta qetësuar. Dy të rinjtë qëndrojnë për një orë në makinë, mes insistimit të vajzës për tu pranuar me çdo kusht, dhe refuzimit të vazhdueshëm të djalit. Në fakt, ky moment do të ishte edhe pikënisja e një trazimi shpirtëror për Arditin.

Ai do të duhej të përballej me fiksimin e vajzës stolkere e cila nuk ndalej aspak pavarësisht indiferencës së të riut.  Këto mesazhe, janë një pjesë fare e vogël e një arsenali sharjesh dhe kërcënimesh që për katër vite me radhë kanë ngarkuar plot celularin e të riut, të cilit fatmirësisht i dinte vetëm emrin dhe asnjë të dhënë tjetër më shumë. Por një ditë, këmbëngulja e saj do të shpërblehej. Dhe këtu do të vinte radha e familjarëve të 25 vjeçarit, të cilët u vunë të gjithë në shënjestrën e Denisës. Një bullizëm pa limite, duke mos kursyer asnjë person, përfshi edhe fëmijët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related