“SKY ECC” përfundon në Gjykatën Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për ti rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë biznesmenit Pëllumb Gjoka. Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ENCHRO”. Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seancë publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës. Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga ky aplikacion ka arrestuar dhe vënë nën akuzë, ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze. Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike, por ende nuk ka asnjë vendimmarrje. SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzoj ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.
Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja. Kujtojmë se në grupin e parë të të arrestuarve nga përgjimet e SKY ECC, prokuroria speciale urdhëroi arrestimin e Pëllumb Gjokës, që kishte porositur një vrasje në Tiranë, por që ishte shpallur edhe investitor strategjik nga qeveria Rama. Opozita e kishte akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk nisi asnjëherë.
