Hapja e negociatave për Bosnje-Hercegovinën, deputetja e PL-së Xhixho: Kujtesë se Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian

Data

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një statusi në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Facebook’ është shprehur se Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu Xhixho shprehet se dhe përgjegjësia është drejtpërdrejtë e qeverisë ne mos përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së.

Postimi i plotë i Xhixhos:

Hapja e negociatave për Bosnje-Hercegovinën shënon një moment progresi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Por, ky moment njëkohësisht na kujton sa i ngadaltë është progresi i Shqipërisë drejt familjes europiane.
Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka filluar hapjen e kapitujve me Bashkimin Europian dhe kjo nuk ndodhi as në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian.

Proçesi i integrimit europian është mbi të gjitha një proces meritokracie dhe plotësimi të detyrimeve që më së pari i kemi ndaj qytetarëve tanë për të ndërtuar Europën në vendin tonë.

Ndaj dhe përgjegjësia është drejtpërdrejtë e qeverisë ne mos përmbushjen e detyrimeve ndaj BE.

Për vitin 2023, Shqipëria renditet e treta në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë.

Shqiptarët ikin nga Shqipëria njësoj siç ikën populli i një vendi në luftë
Të rinjtë dhe krahu i punës janë gjithnjë e më të paktë në numër, ndërsa shtohen pensionistët por nuk rriten pensionet
Korrupsioni i instaluar në çdo qelizë të sistemit bëhet pengesë për konkurrencën e lirë, ligjet bëhen me porosi të klientëve të qeverisë dhe miratohen me forcën e kartonave

Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian
Sot ekonomia e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duhet të afrohet me ekonominë e BE, ndaj dhe Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh është një mundësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar ekonomitë e vendeve tona.

Shqipëria duhet të përthithë sa më shumë fonde nga ky plan, por kusht thelbësor mbetet plotësimi i refomave, në të kundërt fondet e akorduara për vendin tonë do të rialokohen për vendet e rajonit dhe kjo do të ishte e pafalshme.

Ndaj qytetarët shqiptarë, të cilët sot vuajnë varfërinë, taksat e larta dhe papunësinë, kërkojnë që ekonomia të rritet.

Mjaft më me propagandën boshe të arritjeve imagjinare të qeverisë.
Integrimi i vendit nuk është prioritet i kësaj qeverie, sepse ajo i druhet llogaridhënies dhe transparencës.

Integrimi i vendit është prioritet i qytetarëve që duan nje vend zhvilluar dhe konkurrues në ekonomi, shtet të së drejtës, demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related