Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Berisha mbërriti në godinën e SPAK në orarin e përcaktuar nga autoritetet, duke respektuar detyrimin ligjor që rrjedh nga masa e sigurisë.

Në hyrje të institucionit, ai u prit nga një grup mbështetësish, të cilët ishin mbledhur për ta përshëndetur, një skenë që është përsëritur edhe në paraqitjet e mëparshme të kreut të Partisë Demokratike.

Pas kryerjes së procedurës së paraqitjes, pritet që Berisha të largohet nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa procesi vijon sipas procedurave ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related