Një aksident fatal është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, automjeti që drejtohej nga Kleo Malja, rreth 19 vjeç, ka përplasur këmbësorin N. Z., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti tip “Audi” ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia pritet të japë informacion shtesë pas përfundimit të hetimeve paraprake.
